Monday, 25. May 2026
Sport

Ballkani bën një hap fals për titull

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Therandës si vendas ka zhgënjyer duke luajtur baras (1:1) me Feronikelin 74.

Pikë e madhe për skuadrën nga Drenasi dhe një zhgënjim i madh nga kampioni në fuqi në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Hasan Hyseni shënoi në minutën e 45-të për udhëtuesit.

Therandasit barazuan në minutën e 65-të falë autogolit të  Stepanenko Veleri.

Ballkani zë vendin e dytë me 37 pikë dhe ka një ndeshje më shumë e shtatë pikë më pak se lideri Drita. 

Feronikeli 74 është në vend të fundit (i dhjeti) me 11 pikë të mbledhura. 

Ballkani ka bërë një hap fals për titull.

Teilen: