• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lara Colturi, e 7-të në botë

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë paraqitjet e mira të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski për vitin 2025. Skiatorja kuqezi në etapën e zhvilluar të premten në Sestriere të Italisë, në disiplinën e slallomit gjigant është renditur e 7-ta. Të shtunën Colturi do të zhvillojë një tjetër garë po në slallomin gjigant.

Lara Colturi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në garat e botërorit të skive për 2025. Skiatorja kuqezi është renditur midis 10 të parave në etapën e së premtes të Slallomit gjigant të zhvilluar në Sestriere të Italisë. Në përfundim të dy zbritjeve të saj, Colturi është pozicionuar në vendin e shtatë. Konkretisht në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.

Me kohën e përbashkët të të dy zbritjeve 2’14”90 ajo ishte vetëm 2.21 sekonda larg kohës së dhënë nga Federica brinjone e italisë, e cila zuri vendin e parë. Në përfudim të garës, Lara Colturit i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote, ku pozicionet tashmë në renditjen e përgjithshme në vendin e tetë me 444 pikë.

Garat e Kupës së Botës u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohet në 2026.

Podiumin në Sestriere e kompletuar Alice Robinson e Zelandës së Re e dyta dhe në vendin e tretë u rendit Tea Luis Tjernesund e Norvegjisë. Të shtunën Lara Colturi do të zhvillojë një tjetër garë po në disiplinën e Slallomit Gjigant.

 

Next Post

Guardiola i do këta tri yje në skuadër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.