Monday, 25. May 2026
Sport

Flick flet për shortin në Ligën e Kampionëve, vlerëson lartë Benfican

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sot është hedhur shorti i UEFA Champions League, ku Barcelona do të luaj ndaj Benficas.
Hansi Flick u paraqit në një konferencë për media dhe foli edhe për duelin e marsit, ndaj klubit portugez.

Nga gazetarët e pranishëm gjithashtu u parashtrua edhe një pyetje, se a mund të ketë “El Clasico” në finalen e Champions Leagues.

Hansi Flick u përgjigj: “Duhet të arrijmë fillimisht në finale. Kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Duke filluar nga Benfica, që është një klub shumë i mirë”, tha Hansi Flick.

Ndeshja e parë mes Benficës dhe Barcelonës zhvillohet në Portugali, më 4 mars.

Teilen: