• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

22/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arabia Saudite është e vendosur të ringjallë interesimin e saj për Vinicius Junior. Braziliani, i cili tashmë ka refuzuar 1 miliard euro të shpërndara në 5 sezone, mund të marrë një tjetër propozim në muajt e ardhshëm.

Në afatin kalimtar të verës 2025, sauditët do të tentojnë të realizojnë transferimin më të madh në historinë e futbollit.

Klubet arabe ka vendosur transferimin e anësorit nga Sao Gonçalo si prioritet për të forcuar investimin e tij në futboll.

Në Angli spekulohet se janë të gatshëm të paraqesin një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro. Rekordi aktual për transferimin më të shtrenjtë është 222 milionë euro, shifër që PSG i pagoi Barcelonës për Neymar Jr.

Sipas RM Confidencial, Al-Ahli është klubi më i pozicionuar për të nënshkruar me Vinicius nëse lojtari brazilian vendos të transferohet në Arabinë Saudite.

Në garë për futbollistin janë edhe Al Hilal dhe Al Nassr, skuadra ku luan Cristiano Ronaldo. Në fakt, Al-Ahli tashmë ka yje si Riyad Mahrez, Roberto Firmino dhe Gabri Veiga.

Vinicius ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, pasi rinovoi lidhjen e tij në tetor 2023. Përveç kësaj, ai gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar për shumë vite në klub.

Klauzola e lirimit për anësorin nga Sao Gonçalo është 1 miliard euro, shumë të cilës i referohet klubi madrilen në rast të ndonjë oferte të mundshme.

Situata në Real Madrid është e qartë: nëse lojtari kërkon të largohet, do të merren parasysh ofertat e ndryshme mbresëlënëse nga Arabia Saudite.

🚨 Saudi Arabian officials are preparing a world-record bid of €350m to sign Real Madrid’s Vinicius Jr.

(Source: RM Confidencial) pic.twitter.com/Ih3bUIqSgB

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 21, 2025

Next Post

“Topi është i imi”/ E pazakontë në ndeshjen e Seria A, lojtari zihet me shokët e skuadrës për penalltinë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.