Monday, 25. May 2026
Sport

Përplasja verbale me tifozin në Belgjikë, Besnik Hasi flet pas ndeshjes ku e tradhtuan nervat

GS 22/02/2025 1 Min. Lesezeit

Besnik Hasi u tradhëtua nga nervat dje, ndërsa u përplas verbalisht me një tifoz. Ekipi i Meshelen u barazua në kohën shtesë nga St. Truiden. Pas sfidës tifozi nga shkallët e stadiumit provokoi Hasin, që nuk e kurseu më pas.

Screenshot 2025-02-22 121454

Ishte e nevojshme ndërhyrja e lojtarëve dhe stafit, për të qetësuar trajnerin shqiptar. Pas ndeshjes së luajtur në elitën e futbollit belg, Hasi deklaroi:

“Tifozët kanë të drejtë. Nuk luajtëm mirë sot dhe rrjedhimisht nuk jemi mirë as përsa i përket pikëve. Por mendoj se duhet të qëndrojmë bashkë, nuk ka rrugë tjetër.

Nëse vendos presion te skuadra, nuk na ndihmon. Tifozët kanë gjithmonë të drejtë. Ata na mbështesin neve, edhe kur nuk po luajmë mirë”, u shpreh tekniku 53-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: