Monday, 25. May 2026
Sport

Donadoni: E kam të vështirë ta njoh këtë Milan

GS 22/02/2025 2 Min. Lesezeit

“Është Galliani ai që nuk të do”, – shpjegoi dikur Berlusconi për Roberto Donadonin, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport” foli gjatë për përvojat e tij të fundit si trajner dhe arsyen pse nuk ka marrë asnjëherë thirrje nga Milani.

“Nuk kam hyrë kurrë në zgjedhjet e njerëzve me të cilët kam lidhje, edhe pse mendova se do të ishte destinacioni im ideal, – shpjegoi ai. – Vitet e fundit kam pasur kontakte edhe me të tjerë, përfshirë edhe Cagliari disa herë, por negociatat nuk janë zhvilluar kurrë. Ndonjëherë për zgjedhjen time, herë të tjera për vullnetin e klubeve. Ato kanë të drejtën të veprojnë si të duan”.

As Parma, që ka ndryshuar kohët e fundit trajnerin, nuk e ka menduar Donadonin: “Kam shpresuar që do ta bënte. Jam i lidhur me Parmën, atje kam pagëzuar vajzën time. Do të kisha shkuar me shpejtësi. Ata zgjodhën Chivu, nuk mendoj se ai ka drejtuar ndonjëherë në Serie A”.

Ish-trajneri i Bologna-s dha një mendim edhe për Milanin e sotëm: “Isha në tribuna ndeshjen e kaluar, kam vuajtur. E kam të vështirë ta njoh këtë Milan, më shkakton vuajtje. Nuk ka më atë stil loje si dikur dhe nuk po mendoj vetëm për fushë”.

 

Teilen: