• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Derbi madrilen në Champions? Do të jetë e vështirë, si gjithmonë

22/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti e di se Federico Valverde është pjesë kyçe e ekipit të tij. Prandaj uruguajani ka luajtur në të gjitha, 41 ndeshjet e këtij sezoni. Kundër Manchester City, mesfushori në fjalë luajti me një mbrojtëse për të shmangur dëmtimin muskular, gjë që e vendos atë në situatë rreziku.

Për këtë arsye, trajneri italian la të hapur mundësinë që ai të pushojë në sfidën ndaj Girona: “Ka luajtur, sepse është në gjendje shumë të mirë. Ditën që do të ketë ndonjë problem, ose do t’i duhet pushim, nuk ka asnjë problem të qëndrojë në stol. Nuk përjashtohet që nesër të pushojë”.

Ancelotti e cilësoi përballjen ndaj Girona si “jetike” në një kampionat që, sipas tij, do të vendoset në ndeshjen e fundit. Ai gjithashtu iu përgjigj polemikave të zakonshme mbi drejtësinë e garës, duke mbrojtur integritetin e La Liga-s, ashtu siç bëri sezonin e kaluar kur Barcelona ngriti dyshime për parregullsi, e siç po ndodh tani nga Real Madridi: “Qëndroj te mendimi im. Dua një kampionat sa më të pastër të jetë e mundur”.

Trajneri italian mbrojti nivelin e lartë të ligës spanjolle, duke theksuar rivalitetin në garën për titull: “Tri ekipet e kreut i ndan vetëm një pikë, po flasim për një nivel shumë të lartë. Kjo nuk ndodh në Itali apo Angli”.

Ancelotti u pyet edhe për postimet “sociale” provokuese e Atletico Madridit, para derbit të fundit: “Kam vështirësi të kuptoj se çfarë janë këto lloj postimesh… Nuk i ndjek këto gjëra”.

Rreth përballjes në 1/8 finale të Champions League ndaj Atletico Madridit: “Do të jetë e vështirë, si gjithmonë. Do të jetë një sfidë dyfishe e bukur, argëtuese dhe e ekuilibruar. Dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim, cilësia e të dy skuadrave është e ngjashme”.

Bellingham do të mungojë ndaj Girona: “Duhet ta pranojmë këtë vendim. Klubi do të apelojë për të tentuar uljen e pezullimit prej dy ndeshjesh. Nesër do të luajë një tjetër lojtar në rolin e tij”.

Situata e vetë Ancelottit: “Më vlerësojnë shumë, si klubi, ashtu edhe lojtarët e mi. Për mua kjo është më se e mjaftueshme.

Nuk mund t’i bëj të lumtur të gjithë, por e rëndësishme është që klubi, futbollistët dhe tifozët të jenë të kënaqur me punën time”.

Next Post

Gallatasaraj-Fenerbahçe do të luhet në sytë e Ceferin dhe do të gjykohet pas 55 vitesh nga një arbitër i huaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.