Stefan De Vraj ndoshta është interisti më i lumtur për shortin që është hedhur në Nion të Zvicrës. Mbrojtësi holandez do të rikthehet të sfidojë ish-skuadrën e tij.“Po pres me padurim t’i luaj këto ndeshje. Kur u krijua mundësia që mund të luanim me PSV-në ose Fejenordin shpresova për këta të dytët. Gjithmonë kam dashur të luaj kundër tyre sepse është si të kthehem në shtëpi. Fejnordi ka një vend special në zemrën time dhe do të jetë një atmosferë spektakolare. Është diçka e bukur që të rikthehem sërish. Fejenordi ka bërë shumë mirë në Champions duke mundur Gironën dhe Benfikën. Po ashtu barazoi me Sitin dhe eliminoi Milanin. Është një skuadër shumë e fortë, sidomos kur nuk ka lojtarë të dëmtuar. Por ne duam kualifikimin”, ka thënë De Vraj.
PANORAMASPORT.AL