Monday, 25. May 2026
Sport

Leverkusen fiton dhe rikthehet në -5 nga Bayern

GS 22/02/2025 1 Min. Lesezeit

Në javën e 23-të të Bundesligës, Bayer Leverkusen nuk gabon në transfertë duke mposhtur Kiel me rezultatin 2-0. Patrick Schick (9′) dhe Amine Adli (45′) ishin vendimtarë. Formacioni i Xabi Alonso, në kuotën e 50 pikëve tashmë, kthehet në -5 nga Bayern Munich, që luan në shtëpi kundër Eintracht të dielën.

Kolaps i Borussia Mönchengladbach në shtëpi,  mundur 3-0 nga Augsburg, i firmosur nga tripleta e Claude-Maurice. Ëolfsburgu nuk shkon përtej barazimit 1-1 në shtëpi me Bochum-in, 2-0 për Mainzin ndaj St. Pauli. Dortmundi mposht Union Berlin me gjashtë gola, 6-0.

Teilen: