• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pa Champions, Juvja gati të sakrifikojë Jildizin. Edhe Kambiazo me Vlahoviç drejt largimit

23/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Champions ose jashtë kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube ka shumë diferencë.

Juventus festa

Diferenca më e madhe bëhet në buxhetet e klubit e ndikon padyshim në merkato. Juventusi tashmë u eliminua nga Liga e Kampioneve dhe objektivi i vetëm është vendi i katërt, por në rast se nuk arrihet, atëherë Kristiano Xhuntoli duhet të bëjë disa sakrifica për të rregulluar bilancet dhe të grumbullojë para. Dy emrat kryesorë janë padyshim Andrea Kambiazo dhe Dushan Vlahoviç. I pari pritet që të transferohet te Siti në verë, ndërsa Vlahoviç është ende në kërkim të një skuadre pasi refuzoi rinovimin. Objektivi është që Xhuntoli nga dy lojtarët të grumbullojë të paktën 100 milionë euro.

JILDIZ- Mirëpo, shitja e mbrojtësit italian si dhe sulmuesit serb mund të mos mjaftojnë për të siguruar shumën e nevojshme të parave që Xhuntoli kërkon. Për këtë arsye, i rrezikuar te Juventusi është edhe Kenan Jildiz, i cili mund të sakrifikohet gjithashtu dhe ofertat për të nuk kanë munguar kurrë, sidomos nga Anglia. Në verën e kaluar, Juventusi refuzoi një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Çelsi për turkun, duke preferuar që të grumbullojë para nga talente të tjerë si Soule dhe Hauzen. Dëshira është që “Zonja” mos privohet nga numri 10, por në verën e ardhshme, nëse vjen një ofertë prej 90 milionë eurosh, atëherë Kenan Jildiz do të sakrifikohet, sidomos pa Champions-in.

ANKANDI- Jildiz sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2029 dhe është gjithmonë prezent në 37 ndeshjet që janë luajtur këtë sezon. Shpërthimi i 19-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re në Angli edhe pasi u refuzua Çelsi. Kenan ka shënuar 6 gola dhe 5 asist, ndërsa në Angli janë gati të ofrojnë shuma të frikshme. Xhuntoli për momentin nuk ka një ofertë konkrete në tavolinë, por takimi me Mendezin, agjentin e Kristiano Ronaldos pak kohë më parë i ka dhënë atij një garanci se për turkun do të jenë në tavolinë të paktën 90 milionë euro. Mendez mund të sjellë oferta në vazhdimësi nga Siti, Çelsi, Liverpuli e Junajtidi, klube me të cilat raport të mirë.

DËSHIRA- Sakrifikimi i Jildizit do të jetë një dhimbje e madhe te Juventusi nga aspekti emocional, por jo vetëm për klubin. Edhe vetë talenti turk nuk dëshiron të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Ai është duke jetuar ëndrrën e tij me numrin 10 në shpinë dhe faktin që konsiderohet si pasardhësi i idhullit të tij, Alesandro Del Pieros. Ky është një njoftim që Jildizi ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve bardhezi, por përballë një oferte të rëndësishme e mbi të gjitha në vështirësi ekonomike nëse nuk arrihet kualifikimi në Ligën e Kampioneve, atëherë rrugët mund të ndahen. Në Itali e bëjnë fakt të kryer se i sakrifikuari do të jetë Kenan Jildiz.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.