Monday, 25. May 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH/ Kukësi “asist” Vorës, Besa ngjitet në vendin e tretë

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 24-rt e Kategorisë së Parë ka dhuruar rrezultate surprizë. Kështu në ndeshjet e transmetuara në Rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar spikati barazimi i Flamurtarit në Kukës.

Ky rrezultat u shfrytëzua më së miri nga Vora, e cila nga ana e saj fitoi falë një goli në të 94’ në transfertë me Valbonën duke u shkëputur prej ndjekësve kryesorë.

Hapi fals i vlonjatëve u shfrytëzua edhe nga Besa e Kavajës, e cila fitoi 2-0 në transfertë përballë Korabit.

Fitore bindëse mori edhe Lushnja, e cila bëri detyrën përballë Erzenit duke e mundur 3-0.

Apolonia-Burreli dhe Kastrioti-Pogradeci ishin dy takimet e vetme ku nuk u shënuan gola.

Teilen: