Monday, 25. May 2026
Sport

VIDEO/ Panik në ndeshjen e Fiorentinës, sulmuesi i Italisë merr goditje në kokë dhe del me barrelë

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

Fiorentina nuk po kalon një moment me fat në periudhën e fundit dhe situata është përkeqësuar sot me dëmtimin e pazakontë të sulmuesit të saj kryesor, Moise Ken, në ndeshjen ndaj Veronës në kampionat.

bandicam 2025-02-23 16-33-37-087

Në pjesën e dytë të ndeshjes, në një përplasje loje, ai mori një goditje me gju nga një kundërshtar në kokë, që i shkaktoi hemorragji dhe detyroi që lojtari të dilte jashtë që të merrte mjekim.

Sulmuesi provoi të kthehej në ndeshje, por pastaj i sinjalizoi shokët e skuadrës dhe u rrëzua në tokë, duke krijuar jo pak panik mes futbollistëve të pranishëm dhe në tribuna. Duke parë se ai kishte probleme, Ken u vendos në barrelë dhe i vendosën edhe bllokues në qafë, teksa la fushën e lojës mes duartrokitjeve të të gjithë stadiumit.

SHIH VIDEON

Ken është golashënuesi i dytë më i mirë në Serinë A me 15 gola në këtë sezon, duke ndjekur Reteguin e Atalantës i cili ka shënuar 20 gola deri tani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: