Monday, 25. May 2026
Sport

Shqipëria e mbyll me fitore ciklin parakualifikues, por eliminohet

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës së parë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Të dielën Shqipëria fitoi 78:67 në udhëtim ndaj Austrisë. Për Shqipërinë ishte fitorja e parë pas tri humbjeve rresht. Austria më herët kishte siguruar pozitën e parë dhe avancimin tutje.

Armenia renditet e dyta, ndërsa Shqipëria e treta. Shqipëria është eliminuar.

Eldi Hysa udhëhoqi kuqezinjtëq me 17 pikë e pesë asistime.

Teilen: