Braziliani i Betisit, Antoni, u ndëshkua me një karton të kuq tepër naiv dhe të evitueshëm në duelin ndaj Getafes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2.
Në minutën e 94-t, braziliani bëri një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme në sulm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor me karton të kuq, kësisoj ai humbet duelin e radhës ndaj Real Madrid.
Që nga huazimi i tij nga Junajtid, Antoni, kishte arritur të zhvillonte paraqitje mjaft të mira te Betisi, duke u shndërruar në protagonist me golat dhe asistet e tij.
KARTONI I KUQ I ANTONI: VIDEO
PANORAMASPORT.AL