PSG-ja nuk ka të ndalur në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Lionin me rezultatin 2 me 3 duke “vrarë” garën për titullin kampion.
Falë këtij triumfi skuadra e Luis Enrikes e thelloi diferencën nga Marseja e vendin të dytë në plot 13 pikë.
Dopieta e Hakimit në minutat 53 dhe 85 dhe goli i Dembele në minutën e 59-të, i siguruan fitoren PSG-së mbrëmjen e sotme, ndërkohë që për vendasit e Lionit shënuar Çerki dhe Toliso.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL