Monday, 25. May 2026
Sport

VIDEO/ Nejmar realizon gol olimpik për Santos, vajza e tij rrëmben vëmendjen me reagimin special

GS 24/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi brazilian, Nejmar duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë teksa në 6 ndeshje për Santosin ka realizuar dy gola dhe tre asiste.nejmar

Mbrëmë kundër Inter de Limeira, ai realizoi një gol olimpik direkt nga goditja e këndit duke shtangur të gjithë tifozët në stadium.

Origjina e golit olimpik daton që nga viti 1924 kur CCesareo Onzari shënoi direkt nga rivënia këndore për Argjentinën ndaj Uruguait. Fillimisht, nuk ishte e sigurt nëse ky lloj goli është i lejuar, por më pas u konfirmua nga ligjvënësit e futbollit (IFAB) së në fakt, është një mënyrë e lejuar për të shënuar. Një video është bërë virale në rrjet ku protagoniste është pikërisht vajza e Nejmarit. Sapo Mavie shikon babain e saj nga televizori, menjëherë brohoret: Babi, babi!

PANORAMASPORT.AL

Teilen: