Monday, 25. May 2026
Sport

Lajm i keq për Hansi Flik, Lamin Jamal është në dyshim për duelin me Atletiko Madridin

GS 24/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal u dëmtua në ndeshjen kundër Las Palmas, e vlefshme për kampionatin spanjoll.Lamine_Yamal_injury_1740299586548_1740299601767Ai nuk u stërvit në seancën e fundit stërvitore të blaugranave para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletiko Madrid, që do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21:30 në Montjuiç. 

Sipas “Mundo Deportivo”, spanjolli ka punuar në palestër dhe ende nuk dihet nëse do të luajë apo jo, duke qenë se klubi nuk ka konfirmuar ende asgjë. Nga ana tjetër Ronald Araujo është stërvitur rregullisht dhe mund të luajë.

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: