Monday, 25. May 2026
Sport

Guardiola nuk dorëzohet pas humbjes ndaj Liverpulit: Luajtëm shumë mirë, kemi të ardhme të ndritur

GS 24/02/2025 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola pranon diferencat e Mançester Sitit dhe Liverpulit këtë sezon.

guardiola

“Jo më kot ata janë skuadra që kanë dominuar kampionatin këtë sezon, janë fantastikë”, tha trajneri katalanas. “Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen, por e dimë se jemi larg standardeve tona këtë sezon dhe kjo u pa edhe kundër një skuadre kaq të fortë si Liverpuli.

Megjithatë unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë. Ata u mbrojtën dhe luajtën në kundërsulm, duke u treguar efikasë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar më tej. Ky klub ka një të ardhme të ndritur”, shtoi Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: