• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik i pakënaqur me Barçën e tij: Jemi kryesues, por kam rezerva për lojën

24/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik vlerësoi fitoren e rëndësishme të ekipit të tij kundër Las Palmasit në Ishujt Kanarie, që u lejon katalanasve të qëndrojnë në krye të tabelës. Trajneri gjerman ishte i kënaqur me rezultatin, por jo edhe aq me lojën e shfaqur nga lojtarët e tij.

flik

NDESHJA – “Duhet të jemi të qartë, nuk luajtëm shumë të mirë. Por fituam 0-2 dhe kjo është shumë pozitive. Me tre pikët, jemi më të qetë, pasi na lejojnë të jemi në krye të renditjes. Në pushim jam munduar t’i shpjegoj lojtarëve se kishte vend për përmirësim. Lojtarët e kanë marrë mirë mesazhin. E përsëris, jemi të kënaqur për tri pikët por jo për lojën”.

ZËVENDËSIMET – “Ndryshimet funksionuan për mirë. Për këtë janë lojtarët në pankinë. Ata na sjellin shumë”.

PROBLEMET – “Kishim disa, veçanërisht në pjesën e parë. Na mungonte kontrolli i lojës dhe i topit. Nuk luajtëm siç do të donim. Humbëm shumë topa dhe ishim të pasaktë. Në pjesën e parë, kishim më shumë probleme se zakonisht”.

DANI OLMO – “Goli është shumë i rëndësishëm, për ne dhe për të. Ai nuk ka luajtur shumë më parë, sepse ishte i dëmtuar. Po ashtu të tjerët ishin gjithashtu pak më mirë fizikisht. Jemi të lumtur për të. Ishte një gol i rëndësishëm për të. Dhe gjithashtu për Ferranin, i cili gjithashtu erdhi nga stoli. Të gjithë u përfshinë gjithashtu në mbrojtje, dhe ne mbajtëm sërish portën e pastër, dhe kjo është pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpuli drejt titullit kampion, kompania e basteve jep që tani paratë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.