• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi e PSG-ja interesohen për shërbimet e Lamine Yamalit

24/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona aktualisht është në bisedime, për t’u siguruar se Lamine Yamal do të mbetet në klub edhe për vitet e ardhshme, por duke u siguruar se nuk do të ketë ndonjë pakënaqësi në bisedimet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Fatmirësisht për klubin, 17-vjeçari duket i vendosur që të vazhdojë me klubin po ashtu.

17-vjeçari është një nga lojtarët që paguhet më së paku në skuadër, pasi vetëm në moshën 16-vjeçare kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.

Tani që po afrohet ditëlindja e tij e 18-të në korrik, Barcelona është e vendosur që ta sigurojë atë me një kontratë afatgjate, pasi lojtarët nën moshën 18-vjeçari mund të nënshkruajnë kontratë deri në tri vite maksimum.

Pranverën e kaluar ishte raportuar se PSG-jap po i ofron 200 milionë euro për shërbimet e spanjollit të ri, por ishte Joan Laporta që kishte konfirmuar se do të refuzojnë çfarëdo oferte për Yamal.

“Mundo Deportivo” raporton se derisa po vazhdojnë bisedimet mes klubit dhe kampit të lojtarit, një numër i madh i klubeve europiane kanë kontaktuar me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Kjo e përfshin edhe klubin e Real Madridit, i cili disa herë ka pyetur për disponueshmërinë e lojtarit, lojtari i njëjtë që i fundosi 4-0 në “Santiago Bernabeu” në tetor të vitit 2024.

PSG po ashtu mbetet i interesuar për shërbimet e tij, duke qenë se edhe më herët ka nënshkruar me ikona të Barcelonës, si Lionel Messi dhe Neymar Jr.

Ndërkohë, Anglia është vendi tjetër i vetëm në botë që mund të përballojë një marrëveshje të tillë.

Liverpooli dhe dy klubet nga Manchesteri, Unitedi dhe City vazhdojnë interesimin e tyre për 17-vjeçarin.

Lamine Yamal ka treguar indirekt dhe direkt në shumë raste se dëshiron të qëndrojë te Barça për shumë vite, dhe asnjë nga tifozët nuk dyshojnë në dashurinë e tij për klubin.

Duke shtuar këtu se ai ka thënë se kurrë nuk do ta “tradhtojë” Barcelonën për Real Madridin.

Next Post

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.