I ftuar në një nga emisionet e “SportMediaset” Strahnja Pavloviç dha disa deklarata në lidhje me humbjen e Milanit në fundjavë kundër Torinos.
“Ndodhi diçka që nuk e donim. Pas paraqitjes së keqe në Ligën e Kampionëve, ishim gati të riktheheshim, por për fat të keq nuk ishte dita jonë. Pati një autogol të pafat, pas tij kontrolluam ndeshjen, por gjithashtu humbëm shumë raste të mira. Nuk arrij t’i shpjegoj dot aq shumë momente pa fat, ndaj e kam të vështirë të flas. Por ishte vërtet një mbrëmje e keqe”, deklaroi serbi.
Situata e Milanit zor se mund të shpjegohet. Nuk arrin ta bëjë as mbrojtësi kuqezi që në deklaratën e tij shtoi: “Çfarë po ndodh? Vështirë të thuhet. Kam 7 vite si profesionist dhe nuk më kanë ndodhur kurrë kaq shumë episode fatkeqe sa muajt e fundit. Nuk duhet të fajësojmë njëri-tjetrin. Kemi një ndeshje të enjten dhe duhet të vazhdojmë të shtyjmë”.
PANORAMASPORT.AL