Monday, 25. May 2026
Sport

Jashari në ekipin e javës në Ukrainë

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Ukrainës.

Loja e mirë që po tregon Jashari me skuadrën e Cherkasyt, i është shpërblyer pasi është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 18-të nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Jashari ishte ndër më të dalluarit te Cherkasy që triumfoi 1:0 në udhëtim te Rukh Lviv, ndeshje në të cilën ishte i pazëvendësueshëm dhe asistoi në golin e vetëm.

Jashari është vlerësuar me notën 8.2 për të zënë vend në ekipin më të mirë të javës në elitën e futbollit ukrainas.

27-vjeçari në fillim të vitit të shkuar u transferua në Ukrainë nga skuadra e Dritës dhe me Cjherkasyn ka kontratë deri në fund të vitit 2026.

Këtë sezon, Jashari ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime në 18 ndeshje kampionale kurse Cherkasy është i 9-ti në tabelë me 22 pikë të mbledhura.

Teilen: