• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico të jersh apo të mosh jesh

25/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona dhe Atletico Madridi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Dy ekipet që po luftojnë për titull të kampionit në La Liga do t’i matin forcat sonte në përballjen e parë, ndërsa ajo e kthimit do të luhet më 2 prill.

Duelin e fundit mes tyre, i vlefshëm për kampionatin spanjoll, e fituan “Los Colchoneros” në muajin dhjetor të vitit që shkoi me rezultat 2:1.

Katalunasit do të mundohen ta fitojnë trofeun e Kupës së Mbretit pas pritjes prej katër vjetësh, pasi për herë të fundit e kishin fituar në vitin 2021, kurse ekipi i Simeones e kërkon këtë trofe të çmueshëm pas plot 12 vjetësh (herën e fundit e kishte fituar në vitin 2013).

Pa dyshim, “Blaugrana” janë ekipi më i suksesshëm i kësaj gare, të cilën e kanë fituar plot 31 herë, derisa kampion në fuqi i Copa del Rey është Athletic Bilbao.

Të gjithë shpresojnë që në finale të këtij kompeticioni ta kemi një “El Clasico”, me Real Madridin që do të ballafaqohet me Real Sociedadin në gjysmëfinalen tjetër, e cila do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.

Edhe ndeshja e sontme mes Barcelonës dhe Atletico Madridit do të nisë në orar të njëjtë (21:30). 

Next Post

Inzagi gati të “injorojë” Kupën e Italisë/ Rrotacion masiv te Interi, Asllani titullar kundër Lacios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.