Të gjithë e dinë për rivalitetin mes Rio Ferdinandit dhe Xhemi Karrager në fushë dhe jashtë saj.
Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Ferdinand ka akuzuar ish-qendërmbrojtësin e Liverpulit se ka minimizuar rëndësinë e Kupës së Kombeve të Afrikës, madje duke e quajtur atë “injorant”.
Pas fitores së të kuqve ndaj Mançester Sitit në Premier Ligë, Karrager mori pjesë në një debat mbi shanset e Muhamed Salah për të fituar Topin e Artë, duke theksuar se turneu kontinental nuk i garantoi egjiptianit të njëjtën “dukshmëri” si garat e tjera.
Kaq mjaftoi që Rio Ferdinandin të shpërthejë, ku në podkastin e tij u shpreh se: “Jo të gjithë njerëzit mendojnë si ai dhe unë mendoj që deklarata e tij nuk është e saktë. Është një demonstrim i injorancës. Nëse pyesni Didier Drogba, Abedi Pele, Samuel Eto, Rijad Mahrez, Muhamed Salah ose Sadio Mane, ata do t’ju thonë se është e vërtetë se vendi i tyre nuk përfiton nga ky turne të njëjtat burime si Kampionati Europian, por kjo nuk është arsyeja pse ne duhet ta zhvlerësojmë atë, por që duhet të respektohet më shumë”.
AFCON needs more respect… ✊🏽
It matters & federations need to do more to highlight this.Ask the likes of Mo Salah, Didier Drogba, Yaya Toure, Abedi Pele, Samuel Eto’o what it means….#AFCON pic.twitter.com/w0NnYdMAqa
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) February 24, 2025
Karrager u përgjigj menjëherë pas komenteve në mediat sociale, duke akuzuar ish-shokun e tij të skuadrës te kombëtarja e Anglisë: “Nuk e thashë këtë, klloun. Mos e argëto publikun si gjithmonë”.
Between Jamie Carragher and Rio Ferdinand on Instagram.😂😂😂😂 pic.twitter.com/OpA3sgjL7C — Sxnti ✍🏽️🇪🇸 (@PeakSxnti) February 24, 2025
PANORAMASPORT.AL