Zlatan Ibrahimoviç dhe Milani. Një lidhje e fortë që nisi në fushë dhe u transferua pas një tavolinë drejtuesi. Pikërisht suedezi ka analizuar momentin e skuadrës kuqezi dhe kontributin e tij si drejtor në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për revistën prestigjioze “GQ”.
Çfarë mund të thoni për rolin tuaj? Kur lashë futbollin as nuk po kërkoja ndonjë punë. I kisha dhënë kohë vetes për të parë e vlerësuar çdo zhvillim të mund të ndodhte. Nuk isha mësuar ende me jetën e re dhe më erdhi një kërkesë për takim nga Xherri Kardinale. Ai më kërkoi tek “RedBird” dhe ma bëri të qartë këtë duke më theksuar se “jo Milan, por ‘RedBird’ sepse kemi nevojë për përvojën tënde.”
Si është kjo sfidë e re? Kur nisa punë, gruaja më tha se do të mërzitesha shumë shpejt. Të gjithë energjinë time po ia kushtoj punës dhe për këtë arsye nuk doja të kisha as zyrë. Përgjegjësia apo misioni im është që të çoj Milanin në majë dhe nuk po e bëj këtë si punonjës i klubit pasi paguhem nga “RedBird”. Nuk më duhen as paratë e as fama, dua vetëm të mirën e Milanit.
Sa mund të ndikojnë rezultatet e kampionatit dhe të Champions-it në projektin e ardhshëm të klubi? Ka besim maksimal në projektin që po bëjmë, punojmë çdo ditë dhe përpiqemi të sjellim rezultate. Ndonjëherë nuk ia dalim, por përkushtimi është maksimal.
Si i gjykoni zgjedhjet e Konseisaos? Tani luhen shumë ndeshje, një në çdo tre ditë. Është e rëndësishme të përdoren ata që janë, fundja trajneri duhet të japë besim tek të gjithë. Si tek titullarët ashtu edhe të zëvendësuesit që duhet të jenë gati gjithmonë.
Por shpesh nuk kanë qenë, siç ndodhi të shtunën… Ishte një ndeshje e rëndësishme ajo kundër Torinos. Ishte e rëndësishme të fitonim për renditjen, por nuk ia dolëm. Nëse ngjitemi në renditje është për të arritur atje ku duam. Tani le të mendojmë për Bolonjën.
Në janar kur projektuat Milanin, e kishit në mendje këtë që shihet sot? Strategjia ishte të sillnim më shumë lojtarë dhe alternativa në ekip, kështu që zgjedhja është gjithmonë e jona. Ne si drejtuesi duhet të vendosim trajnerin në pozitën më të mirë për të bërë maksimumin që mundet. Zgjedhjet janë të tijat. Më pas ne komunikojmë, ai flet me ne por zgjedhjet janë gjithmonë të tijat. Kështu punohet te Milani të paktën.
Si është afërsia e drejtuesve me lojtarët? Flasim dhe jemi të bashkuar që nga dita e parë. Nuk është se jemi këtu tani, ne kemi qenë këtu që nga fillimi i kampionatit. Pastaj ka momente të ulëta dhe momente të larta. Nga sot e në vazhdim gjithçka do të jetë në lojë vetëm në kampionat dhe Kupën e Italisë.
A ju kujton vërtet Gimenez veten? Nuk kam thënë se më kujton Ibrën, por se është po aq i fortë sa Ibra. Gimenez po bën mirë dhe nuk mund të krahasohet me të tjerët. Ne duhet ta ndihmojmë atë të bëjë mirë, është gjithashtu përgjegjësia jonë. Nuk është e lehtë të vish në Itali dhe të bësh mirë menjëherë, te Milani, në një nga klubet më të mëdha në botë. Sidoqoftë, e prisja këtë ndikim prej tij.
Si i qaset një ekip një ndeshje tjetër në kaq pak ditë? Fitorja është e rëndësishme. Ne duam pikët por edhe të dominojmë, ndërkohë që rivalët mendojnë për të mbrojtur fillimisht kur luajnë kundër Milanit. Nëse shënoni herët, loja hapet dhe ndryshon gjithçka.
Si po ju duket Zhoao Feliksi? Duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë të gjithë lojtarët që kemi. Më pas zgjedhjet bëhen nga trajneri. Konseisao po luan shumë me të. Portugezi është me personalitet dhe e do gjithmonë topin, krijon raste, mund të kishte shënuar edhe ndaj Torinos, por u ndal nga shtylla. Nëse është mirë, duhet të luajë. Më pas vendos trajneri.
Po Leao? Ai do të jetë gjithmonë referenca për këtë ekip sepse bën diferencën. Kjo është ajo që ne kërkojmë prej tij, të dalë në fushë dhe të zgjidhë ndeshjet. Megjithatë nuk duhet harruar se jemi Milani e nuk mund të jetë vetëm një lojtar që bën diferencën. Leao ndonjëherë e pëlqen veten shumë. Kur është konkret.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL