• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shifra të frikshme, Salah drejt sezonit të tij më të mirë me Liverpulin

25/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mohamed Salah po shkon drejt një sezoni rekordesh me Liverpulin. Goli i tij të dielën kundër Mançester Sitit ishte i 30-ti sezonal në të gjitha kompeticionet dhe kjo do të thotë se ai tani e ka arritur shifrën e 30 golave në pesë sezone për klubin, një rekord që ai ndan me legjendat Roxher Hant dhe Ian Rash.

salah

Salah dha gjithashtu asistin për Dominik Sobozlain për të shënuar golin e dytë kundër Mançester Sitit, i cili ishte i 21-ti pasim për gol i sezonit në të gjitha kompeticionet. Nga pikëpamja e asisteve, sulmuesi 32-vjeçar tashmë e ka thyer rekordin e sezonit të tij më të mirë me Liverpulin, por tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe me numrin e golave të shënuar.

Viti i tij i parë në “Anfield” në sezonin 2017-18 mbetet më i miri personalisht për numrin e golave të shënuar. Ai e gjeti rrjetën 44 herë në të gjitha kompeticionet, me 32 gola të shënuar vetëm në Premier Ligë. Tani atij i duhen tetë gola nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit për të vendosur rekordin e sezonit të tij më të mirë në kampionatin më të fortë në botë, ndërsa me 15 gola në të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, do ta shihnin atë të thyente rekordin personal të 44 golave.

STATISTIKAT – Egjiptiani është lojtari i vetëm në historinë e Premier Ligës i cili është përfshirë drejtpërdrejt në +40 gola në më shumë se një sezon, pasi e ka bërë këtë në sezonin 2017-18 (42-32 gola, 10 asiste) dhe sezonin aktual (41-25 gola, 16 asiste) për Liverpulin. Goli i tij i parë për Liverpulin në “Etihad” të dielën ishte goli i tij i 16-të në transfertat e Premier Ligës këtë sezon; duke barazuar rekordin për shumicën e golave jashtë fushe në një sezon të vetëm në kompeticion (Kevin Filips në sezonin 1999-00 dhe Herri Kejn në 2022-23 shënuan gjithashtu 16).

Salah është lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet kundër kampionëve në fuqi gjatë një sezoni të vetëm. Ai është lojtari që ka shënuar (9) dhe asistuar (6) më shumë se çdo lojtar tjetër kundër skuadrave të menaxhuara nga Pep Guardiola në karrierën e tij si trajner në Premier Ligë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayern përgatit ofertën befasuese

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.