• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthehet emergjenca për Juventusin, Mota humbet dy lojtarë te “Zonja”

25/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë testesh mjekësore te Juventusi. Dje në mëngjes, Nikolo Savona iu nënshtrua testeve mjekësore në JMedical, të cilat zbuluan një dëmtim të kofshës së djathtë. Mbrojtësi i krahut që humbi edhe udhëtimin drejt Kaljarit pritet të mungojë për rreth 15 ditë.

juve

Ai me siguri do të mungojë në ndeshjet e Kupës së Italisë kundër Empolit dhe ndeshjen kundër Veronës në kampionat. Ai ndoshta mund të humbasë edhe ndeshjen e madhe më 9 mars në shtëpi kundër Atalantës. Por Savona nuk është lojtari i vetëm që është dëmtuar te Juventusi.

Në sfidën kundër Kaljarit u larguan para kohe edhe Duglas Luiz e Andrea Kambiazo. Mesfushori brazilian ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet gjithashtu të qëndrojë jashtë fushave për pak javë. Sa i përket Kambiazos, nuk ka asnjë gjë serioze dhe nuk pritet që të ketë mungesa.

Përjashtim mund të bëjë fakti që Mota nuk e aktivizon për mos rrezikuar. Si Kambiazo dhe Duglas Luiz u dëmtuan menjëherë pasi u rikthyen nga dëmtimet e tyre respektive.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lille i kërkon 40 milionë euro për Zhegrovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.