Monday, 25. May 2026
Sport

Wilson kthehet në Kosovë, firmos me Yllin

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan, Derrick Wilson është rikthyer në basketbollin kosovar por jo te Sigal Prishtina.

Wilson, të martën është zyrtarizuar te skuadra e Golden Eagle Yllit, me të cilën ka firmosur për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Amerikani që sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Sigal Prishtina, po shihet si përforcim i madh për skuadrën e Yllit.

Wilson e njeh mirë kampionatin kosovar, në të cilin sezonin e kaluar luajti me një mesatare prej 12 pikëve, 5 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Skuadra e Yllit, aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 28 pikë, 6 më pak se Trepça e Bashkimi që janë në dy pozitat e para.

 

 

Teilen: