• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vajzat kuqezi dëshpëruan

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e djeshme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për Grupin B4 të Ligës së Kombeve.Në takimin e zhvilluar në Çeki, vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima u mposhtën me rezultatin 5-1.

Trajneri Grima e nisi takimin me këtë 11-she: Viona Rexhepi, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarko, Klea Hamonikaj, Alma Hilaj. Sfida nisi shumë mirë për vajzat e Shqipërisë, të cilat kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, por goli u anulua nga gjyqtarja kryesore.

Megjithatë, skuadra ishte e vendosur për të kaluar e para në epërsi dhe goli erdhi në minutën e 24-t nga këmbët e kapitenes Megi Doçi, e cila ktheu në gol një penallti. Avantazhi zgjati pak minuta, pasi vendëset barazuan rezultatin me Svitkova në minutën e 34-t. Ishte sërish Svitkova, ajo që shënoi edhe golin e dytë për çeket 7 minuta më vonë, ndërsa Bartonova trefishoi shifrat në minutën e 41-të. Me rezultatin 3-1 u mbyll pjesa e parë në favor të çekeve, një rezultat që goditi psikologjikisht skuadrën kuqezi.

Përfaqësuesja çeke shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 60-të dhe 62-të duke i dërguar shifrat në 5-1. Më tej vendëset e menaxhuan lojën me qetësi, Shqipëria ishte e pafuqishme për të reaguar, ndërsa shifrat nuk ndryshuan më deri në fund. Kjo ishte humbje e dytë në po kaq ndeshje për Shqipërinë në grupin B4. Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, Ukraina mposhti dje Kroacinë me rezultatin 2-1.

Pas dy takimeve të para, Çekia dhe Ukraina kryesojnë me pikë të plota, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia ndodhen në kuotën e zero pikëve. Ndeshja e radhës për vajzat kuqezi do të jetë më 4 prill në shtëpi kundër Kroacisë.

Next Post

Rumenige: Optimist për Bajernin në Champions, fitojmë “euro-derbin” gjerman sepse të gjithë s’na konsiderojnë si favorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.