• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FORMULA 1/ Zbulohet Red Bulli, Maks: Mjaft menduam për Njuein

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën para fillim it të testimit paras ezonal, ju prezantojmë makinën RB21, njëvendëshen e re Red Bull, me të cilën Maks Vershtapen do të përpiqet të mbrojë titullin e tij si kampion në fuqi i botës në Formula 1, i mbështetur nga Liam Lauson, si shok skuadre.

Screenshot 2025-02-26 163115

Prezantimi i ekipit anglo-austriak, sipas traditës, ishte minimal, me disa foto të bëra në selinë e skuderisë Milton Keynes. Pamja e zbuluar tashmë në “O2 Arena” në Londër, është gjithashtu në thelb identike me atë të përdorur sezonin e kaluar, duke shënuar një linjë vazhdimësie me modelin e 2024-ës.

RISITË – RB21 është makina e parë nga Milton Keynes që krijohet pa dorën e shkëlqyer të projektuesit Adrian Njuei, i cili siç dihet u transferua tek Aston Martin në shtator të vitit 2024. Një sfidë e rëndësishme për dyshen e përbërë nga Enriko Balbo (kreu i aerodinamikës) dhe Pierr Uash (drejtor teknik i ekipit), të thirrur në apel për të rikthyer titullin e konstruktorëve, të cilin tashmë e mban MekLaren.

Te Red Bulli fokusi ka qenë në zgjidhjen e problemeve të shumta të ekuilibrit, të cilat në vitin 2024 e detyruan Vershtapenin të përdorë të gjithë talentin e tij për të mbrojtur titullin nga sulmet agresive të Lando Norrisit, por pa prishur projektin RB20.

DETAJET E RB21 — Pavarësisht imazheve qëllimisht të errëta të publikuara nga ekipi, vihet re se si disa komponentë janë trashëguar nga makina e vitit 2024, duke konfirmuar zgjedhjen për të evoluar projektin e vitit të kaluar pa e tepruar.

Megjithatë, “topat” që RB20 kishte në pjesën e sipërme të mbulesës mungojnë, me ekipin anglo-austriak që duket se ka zgjedhur një zgjidhje më të ngjashme me atë të prezantuar në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Ndërsa pret të marrë pjesë në tri ditët e testimit parasezonal, Red Bull i ri zbriti dje në pistë në Sahkir, duke përshkruar 200 km.

VERSHTAPEN – “Mjaft menduam për Adrian Njuein, unë i besoj njerëzve që janë këtu”, u shpreh Maks Vershtapen, duke u shfaqur i karikuar dhe me shumë ambicie në prag të sezonit të ri, teksa thekson besimin e plotë te njerëzit e skuderisë:

“Motivimi është. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë, por ne përsëri fituam kampionatin e pilotëve. Jam shumë i emocionuar kur shikoj nga e ardhmja dhe shpresoj të jem në gjendje të përmirësoj makinën tonë dhe kjo më jep një motivim të madh”, deklaroi për “BBC” piloti holandez. “Sa i përket Njueit, nuk mendoj se duhet të mendojmë shumë për këtë, pasi i përket të shkuarës. Unë kam shumë respekt për atë që ka bërë Adrian për Red Bullin, kam një marrëdhënie të shkëlqyer dhe jam i lumtur që ai të nisë një projekt të ri”, tha ndër të tjera katër herë kampioni i botës në F1.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ronaldo Fenomeni: Cristiano nuk është më i miri në histori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.