Sunday, 24. May 2026
Sport

Ekzekutimi i boksierit shqiptar në Gjermani, babai dhe vëllai i autorit plagosen para Gjykatës

GS 26/02/2025 2 Min. Lesezeit

Të shtëna me armë zjarri përpara gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë janë regjistruar pasditen e kësaj te mërkure. 

Screenshot_14

Bild raporton se të shtënat me armë janë regjistruar, teksa në gjykatë po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.

Besar Nimani
Besar Nimani

Autor dyshuar i vrasjes së boksierit shqiptar është Hüseyin Akkurt 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar. Screenshot_17

Mësohet se para Gjykatës kanë shkuar forca atë shumta policie dhe ambulanca.

Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë shtrirë të plagosur përtokë.

Ndërkohë që mësohet se ka rënë në prangat e policisë njëri nga autorët e sulmit të sotëm para Gjykatës.

Ndërsa bashkëpunëtori tij është ende në arrati.

Screenshot_16

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur babai dhe vëllai i autorit që dyshohet se vrau boksierin shqiptar.

Screenshot_15

Vëllai  i të  pandehurit është qëlluar në këmbë. Ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: