• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drogba mbron Mourinhon: Nuk është racist, e dëshmon historia

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“E njoh José Mourinhon prej 25 vitesh dhe ai nuk është racist”. Didier Drogba del në fushë përkrah Special One, i cili përfundoi në qendër të stuhisë në Turqi për frazën “ata u hodhën si majmunët” e thënë  gjatë derbit të Stambollit mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes. Në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Chelsea shprehu mbështetjen e plotë për Mou, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve të Galatasaray, skuadra për të cilën vetë Drogba luajti në sezonin 2013-14.

“I dashur Galatasaray, ti e di sa krenar isha që vesha fanellën verdhekuq dhe sa shumë e dua klubin më të suksesshëm të Turqisë. Rivalitetet mund të jenë të ndezura dhe pasionante, dhe unë pata fatin t’i përjetoja ato, – shkroi ish-sulmuesi -. Kam lexuar komentet e fundit për José Mourinhon, por më besoni: e njoh prej 25 vitesh dhe nuk është racist”.

“Historia e tij, e kaluara dhe e tashmja, e dëshmon këtë. Le të fokusohemi te ndeshjet, të mbështesim luanët tanë dhe të fitojmë kampionatin për t’iu afruar yllit të pestë. Si mundet që ‘babai’ im të jetë racist? Forca djema”.

Next Post

Donaruma përflitet për një kalim tek Interi, menaxheri i lojtarit sqaron situatën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.