Sunday, 24. May 2026
Sport

Donaruma përflitet për një kalim tek Interi, menaxheri i lojtarit sqaron situatën

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Emri i Xhanluixhi Donarumës është lidhur me një kalim të mundshëm tek Interi, por për të mohuar këtë lajm ka menduar menaxheri i tij Enzo Raiola.

Screenshot 2025-02-26 190729

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt.

“E vërteta është që nuk ka pasur kontakte me Interin as me klube të tjera. Klubi ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Donarumën dhe për atë vlen e njëjta gjë.

Në momentin që lojtari do të dalë në merkato nuk është e vështirë që të gjejë një skuadër. Nëse në muajt e ardhshëm do të ndryshojë diçka, atëherë ne do të bëjmë vlerësimet tona. Ai është një portier i vlerësuar nga shumë klube, ashtu siç është normale.

Kontaktet për rinovimin e kontratës së tij kanë nisur që në verën e kaluar dhe po punojmë me qetësi”, ka thënë menaxheri i tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: