• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shermen Valiev, i artë në turneun “Muhamet Malo”

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shermen Valiev është krenaria e mundjes shqiptare në turneun e pestë ndërkombëtar “Muhamet Malo”, që tashmë është në rangun e një turneu botëror ranking series. Quajtur ndryshe i vlefshmë për klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa në të marrin pjesë më të mirët e Botës. E në mungesë të Zelimkan Abakarov, që nuk konkurroi në peshën deri në 61 kilogram, apo Islam Dudaev, i cili u eleminua në raundin e dytë të peshës deri në 65 kilogram, atëherë e arta e Valiev ishte më shumë se sa sukses.

Valiev ka fituar në finalen e tij të peshës deri në 74 kilogram, 2-0 ndaj sllovakut Salkazanov. Ndërkohë dita e parë e turneut “Muhamet Malo” është dominuar nga Irani, që ka marrë dy medalje të arta. Kjo në peshën deri në 57 kilogram me Momenijouxhadei, që fitoi 5-2 me Beloliubskin. E më pas dhe në peshën 65 kilogram me Amozadkalilin, që mundi në finale 5-0 kazakistanasin Zhumashbek Uulu. Dy medalje të arta ka marrë dhe Japonia.

Kështu në peshën deri në 61 kilogram Takara Suda fitoi ndaj Mongush, kurse në peshën deri në 70 kilogram Aoyjagi mundi armenin Tevanian. Dhe medalja e artë e fundit i ka takuar amerikanit Marsteler, që fitoi ndaj kazakistanit Sakajev. E enjtja do të jetë për mundjen e lirë dhe mundjen e për femra.

E premtja vetëm për mundjen për femra, kurse e shtuna dhe e diela për mundjen klasike, apo greko-romake. Dhe i gjithë ky turne është duke ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Next Post

Milani i ri fillon nga ai, kuqezinjtë gjejnë akordin për rinovimin e futbollistit që po bën liderin e skuadrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.