Sunday, 24. May 2026
Sport

Arsenali barazon, Manchester City fiton

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e xhiros së 27-t të Premier Legues kundër Nottingham Forestit.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet i dyti në tabelë me 54 pikë kurse Nottinghami është i treti më 48 pikë.

Për dallim prej Arsenalit, Manchester City është kthyer tek fitorja pasi mposhti në udhëtim Tottenhamin 1:0, falë golit të realizuar nga Erling Haaland.

Manchester Unitedi ka triumfuar 3:2 në shtëpi kundër Ipswich Townit, kurse Brentfordi ka luajtur 1:1 me Evertonin.

 

 

Teilen: