• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dështojnë “4 Fantastikët” e Milanit, Leao rrezikon pankinën

27/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Jam gati të kaloj natë e ditë në ‘Milanello’ për të arritur në vendin e katërt”. Pas premtimit të bërë pas ndeshjes në Torino, Serxho Konseisao ka marrë masa dhe gjatë seancës së djeshme stërvitore ka mbajtur një fjalim të gjatë motivues për skuadrën (të pranishëm ishin edhe Ibra dhe Moncada, të cilët nuk komentuan, duke lënë në qendër të vëmendjes portugezin).

Screenshot 2025-02-27 091857

Synimi i trajnerit, i cili nuk ka më angazhime europiane dhe do të ketë më shumë kohë për të punuar dhe për të hedhur benzinë në serbatorin kuqezi për deri në fund të sezonit, është të kapë Juventusin, i cili aktualisht është 8 pikë para, të arrijë një pozicionim mes katër të parave dhe kështu të shpëtojë pankinën, e cila nuk do të ishte e sigurt pa Champions-in. Madje edhe sikur Milani të triumfonte në Kupën e Italisë.

PA LEAON – Kjo është arsyeja pse dy ndeshjet e ardhshme, në të cilat kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bolonjën (sot në 20:45) dhe më pas me Lacion në “San Siro”, do të jenë vendimtare si për sezonin e “Djallit”, ashtu edhe për të ardhmen e trajnerit, i cili nuk ka zgjidhje tjetër përveç marrjes së gjashtë pikëve për të mbajtur gjallë shpresat europiane. Dhe për të arritur këtë synim, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, tekniku luzitan mesa duket po mendon një revolucion të vogël.

Praktikisht nuk do të luajë më me katër sulmues (që deri më tani kanë prodhuar vetëm një gol dhe një fitore kur kanë luajtur së bashku) për të pasur një ekip më të ekuilibruar. Në këto rrethana Rafael Leao mund të jetë “i përjashtuari” i madh.

Që nga ardhja e trajnerit të ri, numri 10 ka nisur shpesh nga pankina, madje edhe zëvendësimi në Torino ishte një shenjë. Për më tepër shifrat konfirmojnë se Leao është më vendimtar si zëvendësues dhe për rrjedhojë mund të bëhet arma nga pankina për ndeshjet deri në fund të sezonit. Eksperimenti i parë është planifikuar sot në Bolonjë, nëse shkon mirë mund të përsëritet edhe me Lacion. Nëse “Djalli” dështon sërish, fati do të ishte i paracaktuar e po ashtu ai i trajnerit. Dhe ndoshta edhe i vetë Leaos.

TË TJERËT- Në dyshim është edhe Feliks që mund të shoqërojë Leaon në pankinë për sfidën kundër Bolonjës, por Konseisao nuk dëshiron të marrë vendime kaq drastike menjëherë. Sa i përket formacionit, Menja nuk ka asnjë dyshim, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Himenez, Gabia, Pavloviç dhe Terraçiano.

Përpara mbrojtjes, Serxho Konseisao do t’i japë sërish besim dyshes Fofana-Reijners, ndërsa Gimenezin do ta mbështesin Feliks, Pulisiç dhe Çukvueze. Megjithatë, ky i fundit mbetet në balotazh me Musah, i cili gjithashtu është një kandidat potencial për të marrë një fanellë titullari në këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lëshohet komunikata e radhës për rastin në Bielefeld

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.