Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Ishi i Tiranës e bën “sefte”, shikoni supergolin e shënuar me gjigantët e Sllovenisë

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Jurgen Çelhaka e ka bërë “sefte” me Olimpija Ljubljanën në Slloveni. Mesfushori shqiptar shënoi dje një supergol, ndërsa skuadra e tij sfidonte Ilirjën në Slloveni.

bandicam 2025-02-27 11-07-41-597

Olimpija fitoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës. Ish-lojtari i Tiranës luajti vetëm në pjesën e parë.

Kujtojmë se Legia e Varshavës vendosi të hiqte dorë në janar nga shërbimet e 24-vjeçarit. Çelhaka vendosi të firmoste në Slloveni deri në vitin 2027.

Goli i Jurgen Çelhakës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.Al

Teilen: