Sunday, 24. May 2026
Sport

Eliminuan Juventusin, presidenti Korsi veçon Ismajlin dhe një mbrojtës: Rikuperimi i tyre solli tek Empoli…

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Empoli mori një kualifikim historik mbrëmë kundër Juventusit. Skuadra e Ardian Ismajlit ia doli të eliminojë “Zonjën” përmes penalltive, dhe tashmë do të luajë për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës.

Screenshot 2025-02-27 121138

Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, në intervistë për “Tuttomercatoweb” përmend dhe Ismajlin për ndikimin që pati.

“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi. Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, u shpreh presidenti i Empolit ndër të tjera.

Kujtojmë se Ismajli luajti vetëm në pjesën e parë. Mbrojtësi i Kombëtares do të marrë minuta gradualisht për të mos rrezikuar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: