Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletikos së Madridit (4-4), trajneri i Barcelonës, Hansi Flik e përshkroi golin e fundit të pësuar nga skuadra e tij si të pabesueshëm. Madje, gjermani ishte tejet i zhgënjyer dhe tregoi se do të ketë një bisedë në dhomën e zhveshjes për të korrigjuar gabimet.
Ndeshja në fakt la disa mësime negative që skuadra do të duhet të marrë parasysh, pa harruar dhe notat pozitive. Diçka e pritshme, pasi nëse për neutralët ishte një ndeshje ëndrrash, për trajnerët Flik dhe Simeone ka ngritur mjaft pikëpyetje.
Një fakt është të shënosh 4 gola, një tjetër është të pësosh 4. Nëse shohim anën negative, Barcelona pëson shumë në fillimet e ndeshjeve dhe në fundin e tyre. Blaugranat pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, 4-3 në minutën e 84-të dhe 4-4 në minutën e 90’+3.
Çereku i fundit i ndeshjes është ai kur ata pësojnë më shumë gola. Por edhe në fillimet e takimeve, shpesh Barça gjendet e kapur në befasi. Ndaj Atletikos goli i 0-1 erdhi në minutën e parë dhe 0-2 në minutën e 6-të. Ajo ndaj Atletikos nuk ishte një rast sporadik.
E njëjta gjë i kish ndodhur por edhe ndaj Seviljes (8’), Benfikës (2′, 22′ dhe 30′), Getafes (34′) dhe Realit të Madridit (5′) në Superkupë. Gabimet individuale – Ka disa gabime individuale në ndeshje, të cilat janë shumë më të dëmshme dhe më të dukshme në mbrojtje. Një top i humbur nga Kunde për shembull, lejoi një kundërsulm dhe një gol për miqtë. Ndonjëherë, praparoja tregon një mungesë të caktuar konsistence. Ndryshimet nuk lejuan konsolidimin e mesfushës, por askush nuk e imagjinonte se me largimin e Pedrit në pesë minuta nga fundi, skuadra do të dobësohej.
ANËT POZITIVE – Por shorti ishte edhe një haraç për shijen e mirë në futboll. Barça tregoi se di si luan dhe si duhet të luajë kundër kundërshtarëve, edhe nëse ndonjëherë u mungon ekuilibri. Skuadra tregoi se ka një mentalitet të fortë, se është e aftë të kthejë një ndeshje që kishte nisur mbrapsht pas 6 minutash.
Është një ekip i fortë dhe i fuqishëm, i aftë për të qëndruar në këmbë. Barça tregoi gjithashtu se është fizikisht në formë të mirë, me energji të mjaftueshme për të luftuar në të gjitha garat dhe se cilësia e tyre teknike, siç ishte rasti me Pedrin, është e pakrahasueshme. Talent me bollëk.
PANORAMASPORT.AL