Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë me sqarim publik, pas raportimeve se janë anuluar tenderët për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Reagimi i plotë:
Sqarim Publik
Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.