Sunday, 24. May 2026
Sport

Prishtina e Drita, kalojnë pa probleme në gjysmëfinale të Kupës

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Prishtina e Drita kanë siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, shumë më lehtë se ç’ pritej, duke realizuar fitore bindëse ndaj rivalëve.

Prishtina që përballë kishte Vëllaznimin e Gjakovës, dikur rivalin e vjetër, e k mposhtu thellë 4:0, në duelin e çerekfinal të luajtur në “Liman Gegaj” të Malishevës.
Golat për Prishtinën u realizuan nga, Yakubu, Ramiz Bytyqi, Rron Raçi e Alban Shillova.

Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe dueli tjetër i çerekfinales ndërmjet Dritës, lideres së Superligës dhe ekipit nga Liga e parë, Prishtina e Re. Gjilanasit realizuan katër gola përballë liderit të Grupit B, në kategorinë e dytë të futbollit tonë.

Rron Broja, Kastriot Selmani, Arb Manaj dhe Iljasa Zulfiji shënuan golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit.

Një ditë më parë, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës u kualifikuan Drenica dhe Llapi.

Teilen: