Reali i Madridit është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ëndrra e madhe e madrilenëve është Alfonso Dejvis. Megjithatë, lojtari kanadez është i prirur që të qëndrojë te Bajerni i Mynihut dhe kjo gjë detyron skuadrën “galaktike” që të vëzhgojë të tjera alternativa.
Sigurisht që një prej lojtarëve të kërkuar është edhe Federiko Dimarko. Anësori i Interit prej disa sezonesh është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij duke garantuar sukses si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues.
Kështu, drejtuesit po lëvizin për të nisur kontaktet me Interin. Mbetet për t’u parë qëllimi i Dimarkos, i cili në fakt më përpara ka refuzuar 2 skuadra nga Premier Liga për të qëndruar në Milano.
PANORAMASPORT.AL