• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U denoncua për fraza raciste kundër Gallatasarajt, dënim i rëndë për Zhoze Murinjon

27/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sfida mes Gallatasarajt dhe Fenerbahçes në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që luftojnë për titullin. Dhe Gallatasaraj ka gjetur mënyrën të hakmerret pas duelit ndaj Zhoze Murinjos, duke denoncuar këtë të fundit si racist dhe duke ia dalë të sigurojnë dënimin e tij.

murinjo

Në konferencë për mediat pas ndeshjes, Murinjo deklaroi se në stolin e kundërshtarëve “kërcenin si majmunë” për të protestuar kundër vendimeve të gjyqtarit që në minutat e para të ndeshjes. Dhe Gallatasaraj ka përfituar nga kjo situatë për të denoncuar Murinjon si racist dhe diskriminues.

Federata Turke, e cila akuzohet publikisht nga Fenerbahçe dhe Murinjo se janë në anën e Gallatasarajit, nuk është kursyer kundër portugezit. Ai është dënuar me 4 ndeshje pezullim për këto fjalë, në një sanksion që mund të shkonte deri në 10 ndeshje.

Situatën e Murinjos e kanë rënduar edhe deklaratat rreth gjyqtarit të katërt që ai tha pas kësaj ndeshje. “Shkova në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes dhe ishte aty gjytari i katërt turk. I thashë që nëse do të ishte ai gjyqtari i parë, do të kishte qenë një katastrofë”, ishin fjalët e portugezin, të cilat janë interpretuar si fyerje ndaj gjyqtarëve turq.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Reali i Madridit, hapet hetim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.