Sunday, 24. May 2026
Sport

Dy rinovime dhe vendimi për Teo e Menja, drejtuesi i Milanit tregon publikisht gjithçka

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Milani ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe po bën planet që të zgjidhë disa çështje të komplikuara kontraktuale me futbollistë për të cilët është përfolur se mund të largohen. Por Xhefri Monkada, drejtori teknik i kuqezinjve, ka bërë të qartë se deri tani po mendohet vetëm për rinovime.

teo menja

“Rinovimet janë shumë pozitive, kemi punuar mirë. Është e rëndësishme që të kontrollojmë lojtarët, nuk mund të humbasim një lojtar se është në fund të kontratës. Për Reijnders dhe Pulisiç jemi shumë afër.

Teo e Menja? I njëjti diskutim edhe për Teo e Menja”, tha drejtuesi i kuqezinjve, duke hedhur publikisht poshtë zërat se dy lojtarët janë në shitje dhe pritet të largohen në fund të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: