Sunday, 24. May 2026
Sport

Krasniqi e Kryeziu me Zurich-un eliminohen nga Kupa e Zvicrës

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Young Boys nga Bernë ka shënuar fitore në konak të Zurich-ut, me rezultat 3:2, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Zvicrës. 

Futbollisti Bledian Krasniqi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 71-të dhe Mirlind Kryeziu u aktivizua nga minuta e 71-të. 

Krasniqi e Kryeziu me ekipin e Zurich-ut nuk ia dolën në këtë përballje. 

Duhet theksuar se Zurich ishte pa një lojtar nga minuta e 35-të kur Conceicao u përjashtua direkt me karton të kuq. 

Për Zurich shënuan Zuber (31′) e Gomez (51}) dhe për mysafirët Ugriniç (45′), Athekame (59′) e Colley (73′).

Young Boys është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
 

Teilen: