Ylli brazilian, Nejmar duket se është rikthyer në formën e tij të mirë që pas ardhjes te Santos, skuadra e parë ku luajti si profesionit. Në intervistën e dhënë për podkastin e Podpah, 33-vjeçar zbuloi një sekret në lidhje me Pep Guardiolën.
“Isha me të brendshme dhe bluzë, hapa derën dhe ishin babai dhe Guardiola. U ktheva, vesha pantallonat e shkurtra. Aty ishin babai, Guardiola dhe një përkthyes.
Guardiola ulet në dhomën time dhe më thotë: “Dua të shkoj te Bajerni. Dua të vish me mua, eja të luash me mua dhe unë do të të bëj më të mirin. Do të luash këtu, do të bësh këtë, nëse nuk shënoni 60 gola në një vit, do të ndryshoj emrin tim”, zbuloi Nejmari.
PANORAMASPORT.AL