• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chiellini: Ankesat për shumë ndeshje? Nuk ka kthim pas, por duhet shpërndarje më e mirë

28/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Kalendari është krejtësisht i mbingarkuar, por ajo që nuk është e lehtë është të gjendet një zgjidhje ku të gjithë aktorët e përfshirë të jenë të kënaqur”.

Kështu është shprehur Giorgio Chiellini, drejtuesi i marrëdhënieve institucionale të futbollit te Juventusi, gjatë “Business of Football Summit”, të organizuar nga “Financial Times” në Londër, në panelin “Lojtarët – A është bërë ngarkesa e tyre e papërballueshme?”

“Ajo që duhet të bëjmë është të ulemi në tryezë diskutimesh dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për ta përmirësuar situatën. Duhet vullnet për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, sepse nëse e shohim futbollin sot, është e vështirë të gjesh ndeshje të bukura dhe një formë optimale te lojtarët, – vazhdoi Chiellini.

– Po ta pyesni një lojtar nëse do të preferonte të luante më shumë ndeshje kampionati apo më shumë ndeshje europiane, si mendoni se do të përgjigjej?

Është e qartë që do të preferonte të luante kundër skuadrave më të mira të botës, si Real Madridi, dhe jo ndeshjet e kampionatit.

Po ta pyesje nëse do të donte të luante 30% më pak dhe të fitonte më pak, besoj e dini përgjigjen. Nuk është e lehtë për asnjë palë të gjejë një zgjidhje”.

Chiellini përfundoi: “Ajo që unë sugjeroj është të kemi një bisedë të përbashkët në një tryezë. Gjithsesi, nëse askush nuk do të pranojë të ‘humbasë’ diçka, nuk do të kemi një zgjidhje për të ardhmen.

Besoj se është shumë e vështirë të bëjmë hapa pas me më pak ndeshje në nivel ndërkombëtar dhe se zgjidhja është një shpërndarje më e mirë e tyre”.

Next Post

E bujshme/ Nejmar dëshiron rikthimin në Barcelonë, drejtuesit e klubit kontaktojnë me agjentët e brazilianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.