Sunday, 24. May 2026
Sport

Brdariç “kërcënon” Laçin: Ne jemi Vllaznia

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Pikërisht për takimin e vështirë në transfertën e Laçit, tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric ka shprehur bindjen se skuadra do të dijë të triumfojë. Në konferencën për shtyp, ai ka folur edhe për mungesat dhe shqetësimin për lodhjen e 120 minutave të Kupës.

“Tani i gjithë fokusi jonë është i përqendruar tek sfida me Laçin. Do jetë një ndeshje e forte. Kundërshtari ka në pankinë një trajner me eksperiencë dhe me ardhjen e tij kjo skuadër është rritur shumë. Por e dimë që jemi Vllaznia dhe do të tregojmë se jemi të fortë për ta fituar këtë ndeshje”.

“Kur luajmë në 120 minuta dhe shkojmë në penallti, kuptohet që aspekti fizik i lojtarëve do të ulet, por ne jemi një skuadër e madhe, jemi ende në shkurt dhe pothuajse e kemi arritur objektivin që ka klubi, që të shkojmë në Europë dhe për këtë jemi të lumtur”.

Teilen: