• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ Vetëm mbrojtja e Interit shënon më shumë se e Barçës

28/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Levandovski, Jamal e Rafinja janë lokomotiva e Barcelonës me golat e tyre. Por një kontribut jo të paktë në forcën realizuese të katalanasve zë dhe mbrojtja.BARCELONAMbrojtja e Barcelonës është përfshirë në 36 gola zyrtarë këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke e bërë atë kontribuesin e dytë më të madh në sulm në pesë ligat kryesore europiane pas Interit (37), sipas të dhënave të mbledhura nga faqja e uebit e klubit katalanas. Mbrojtja e skuadrës së drejtuar nga Hansi Flik ka kontribuar me 12 gola dhe 24 asistime. Ose e njëjta gjë, ai ka marrë pjesë në 36 nga 120 golat që ka skuadra.

Në La Liga, Barça dominon deri tani këtë statistikë, e ndjekur nga Bilbao (20), Selta Vigo (20), Girona (20) dhe Reali i Madridit (18). Nga 12 golat e shënuar nga mbrojtja e Barçës, Injigo Martinez, Zhyl Kundé dhe Erik Garsia kanë kontribuar secili nga tre gola. Ronald Arauho dhe Alejandro Balde kanë shënuar nga një, dhe i fundit që i është bashkuar listës ka qenë Pau Kubarsi, i cili shënoi golin e tij të parë me Barçën në ndeshjen e mesjavës në Copa del Rey kundër Atletikos së Madridit.

Por kontributi i mbrojtësve të Barcelonës nuk kufizohet vetëm te golat, por dhe te golat që ata “prodhojnë” për shokët e ekipit. Dhe mbrojtja blaugrana numëron as më shumë e as më pak por 24 pasime vendimtare (asiste). Kunde dhe Balde janë asistentët kryesorë nga vija e pasme dhe që vijnë nga krahët.

Mes tyre ata kanë pasime për gol (8 për francezin dhe 6 për spanjollin). Në fakt, të dy janë gjithashtu në 5 ofruesit më të mirë të asistimit të ekipit. Një tjetër mbrojtës i krahut, Gerard Martín, numëron dy asiste, ndërsa pjesa tjetër e asisteve të mbrojtjes vijnë nga qendërmbrojtësit: Injigo Martínez (3), Pau Kubars (3), Ronald Arauho (1) dhe Erik Garsia (1).

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fundjava me super përballje në Superligë, ndryshon orari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.