Sunday, 24. May 2026
Sport

Flamurtari bën “poker”, barazim mes Pogradecit dhe Lushnjës

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur sot dy sfida të javës së 25-të të Kategorisë së Parë, të cilat erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH. Flamurtari ka arritur një fitore me përmbysje në shtëpi, 4-1 përballë Korabit.

Fillimisht ishin dibranët që shënuan me anë të Trenit 25’, ndërsa vlonjatët vendosën barazpeshën me Shkurtajn në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, fillimisht Marku e më pas Oshafi(dy gola) kompletuan “pokerin” e skuadrës vlonjate.

Në “Gjorgjo Kyçyku”, Pogradeci e Lushnja nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2. Lushnjarët surprizuan në fillimin e takimit duke arritur një avantazh të dyfishtë me golat e Olola dhe Xhabrahimi. Vendasit reaguan dhe siguruan një pikë me golat e Alidemës dhe Danladit.

 

 

 

Teilen: